Liverpool heq dorë nga Adrian, portieri rikthehet në La Ligë

Klubi anglez, Liverpool raportohet se është gati të heq dorë nga portieri veteran Adrian.

Adrian sipas medieve britanike ka refuzuar ofertën e re nga ‘Reds’ dhe është në prag të nënshkrimit me ish-klubin Real Betis si transferim i lirë.

Adrian në sezonin e fundit ishte zgjedhja e tretë në Liverpool pas Alisson dhe Caoimhin Keller, me këtë të fundit që gjithashtu pritet të largohet këtë verë.

Për momentin klubi nga ‘Anfield’ ende nuk ka sjellë asnjë përforcim nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot. 

Go to TOP