Liria ndan rrugët me trajnerin Nedim Yigit
Liria ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Nedim Yigit.
Sipas klubit nga Prizrenit, marrëveshja është arritur të dyanshme.
“Pak çaste më parë, me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit. Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta”, thuhet në njoftim.
“FC Liria, e falënderon trajnerin për punën e deritashme. Bëhet e ditur se Liria, shpejtë do të emëroj shefin e ri të shtabit teknik, që do të jetë vendorë”. /Kosova.info/
