Lipjan: LDK përmbylli fushatën, Ahmeti fton të festohet të dielën

LDK, dega e Lipjanit ka përmbyllur fushatën zgjedhore.

Kryetari i degës dhe komunës, njëherësh kandidat për mandat të tretë, Imri Ahmeti, është zotuar që do jetë kryetar i Lipjanit pa dallim.

“Edhe pak kohë do kemi fitore popullore në Lipjan”, tha Ahmeti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të vijnë e të festojnë të dielën në mbrëmje, njëherësh duke falënderuar qytetarët për angazhimin që kanë bërë. /Bekim OLLURI/

Go to TOP