Limaj: Konstituivi i Kuvendit vështirë të bëhet pa marrëveshje politike
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se konstituivi i Kuvendit të Kosovës është “i vështirë të bëhet pa marrëveshje politike koalicioni, që përcakton shumicën parlamentare”.
“Ajo shumicë zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë”, është shprehur ai para gazetarëve.
Limaj ka thënë se një “marrëveshje politike duhet të ndërtohet para futjes në Kuvend”.
“Po pres dhe po besoj që kjo shumë shpejt do të ndodhë”, ka deklaruar ai.
