Limaj: Ish-gjyqtarit të EULEX, Malcolm Simmons, duhet t’i jepet mundësia të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se tashmë Kurti duhet të kërkojë falje votuesve të tij që i ka zhgënjyer pasi po shkon në bisedime pa kërkuar falje Serbia për krimet dhe të sillet si burrshtetas në Bruksel.

I pyetur në lidhje me shkëmbimin e territoreve, Limaj, ka thënë se kjo temë është shmangur por duhet të jemi të kujdeshsëm pasi mund të na kthehen skenarë të rrezikshëm.

“Në kornizën që ne e kemi pa, edhe mandati që ka zoti Lajçak dhe qëndrimi i Kosovës e ka shmangur në tërësi këtë temë,shkëmbimi i territore,  por duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të na kthehen skenarë të ndryshëm. Nuk guxojmë me u kthy në dilaog teknik, unë po pres që ai të ik nga faji sepse ai ka qenë kundër Negociatave, le të kërkon falje, dhe të fillojë si burrshtetas me mbrojtë qëndimet. Smundesh atje pulë e këtu knus.Atje s’ka tigër e luan, duhesh me shku si zyrtarë i vendit tan e me nxjerrë marrëveshje të mirë për vendin. Duhesh të jesh aq i përgatitu dhe duhesh me nxjerrë marrëveshje”

Tutje Limaj ka komentuar edhe kërkesën e ish-gjyqtari të EULEX-it Malcolm Simmons për të raportuar në Kuvendin e Kosovës.

“Bashkimi Evropian dhe diplomatët që janë këtu kanë një kërkesë për transparencë. Nëse ai thotë se ka diçka serioze, ne duhet ta dëgjojmë sepse është interes i Kosovës, në emër të transparencës dhe demokracisë. Duhet t’i jepet mundësia atij personaliteti të dëgjohet” tha Limaj në ‘Blic Interviews me Astrit Gashin’

Go to TOP