Limaj e Izmaku:`Përjetë Vushtrria` do të bëhet realitet në të gjitha fushat
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, vizitoi shtabin e partisë në Vushtrri së bashku me kandidaten për kryetare, Xhevahire Izmaku. Limaj theksoi frymën pozitive, përkushtimin e njerëzve dhe energjinë për ndryshim që ka përqafuar shtabi i NISMA-s.
“Znj. Izmaku po e ndan çdo ditë me qytetarët planin “Përjetë Vushtrria”, një vizion i qartë për zhvillim real,investime në infrastrukturë, bujqësi, ekonomi, rini dhe kulturë. Me besim dhe përkushtim, po ecim përpara”, tha Limaj.
Ndërkaq, Xhevahire Izmaku u shpreh se takimi me strukturat e degës dhe kandidatët për asamble solli frymë të re, energji dhe besim se ndryshimi është i mundur. Ajo theksoi se plani “Përjetë Vushtrria” do të bëhet realitet në të gjitha fushat e jetës.
“Takimi me strukturat e degës dhe kandidatët për asamble solli një frymë të re, energji dhe besim se ndryshimi është i mundur. Ky bashkim tregon se jemi një ekip i fortë, me vizion dhe vendosmëri për ta çuar përpara Vushtrrinë.Me mbështetjen e qytetarëve tanë, plani “Përjetë Vushtrria” do të bëhet realitet në të gjitha fushat e jetës – nga zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe bujqësia, te arsimi, rinia, kultura dhe mirëqenia sociale”, tha Izmaku.
