Liga e Konferencës/ Marseja fiton ndaj PAOK-ut, Roma mundet me përmbysje nga Bodo/Glimt

Skuadra e Marsejës mposhti PAOK-un në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Konferencës me rezultatin 2:1, ndërsa Roma u mund nga Bodo / Glimt në Norvegji me rezultatin 2-1.

Marseja e nisi shumë mirë ndeshjen ndaj PAOK-ut dhe pas 45 minutave të para kishte krijuar një epërsi 2-0. Fillimisht Gerson kaloi ekipin vendas në avantazh në minutën e 13-të dhe më pas Payet shënoi një nga golat më të mirë të vitit 2022 në minutën e 45-të.

Megjithatë, shpresë për PAOK-un në ndeshjen e kthimit siguroi El Kaddouri i cili shënoi në minutën e 48-të.

Roma humbi përballë Bodo/Glimt 2-1 në ndeshjen e parë në Norvegji. Miqtë nga Roma kaluan në avantazh me golin e Pellegrinit në minutën e 43-të, ndërsa përmbysje dhe fitoren për vendasit sollën Saltnes dhe Vetlesen në pjesën e dytë.

Ndeshja mes Leicesterit dhe PSV-së përfundoi pa gol.

Go to TOP