Liga e Kombeve/ Polonia e Lewandowskit mposht me përmbysje Uellsin

Edicioni i ri i kësaj Lige të Kombeve nis me fitoren e Polonisë ndaj Uellsit në kuadër të raundit të 1-rë të grupit 4 të ligës A. Të ndëshkuar nga Dragonët pas golit të Ëilliams (52), polakët arritën  të përmbysin situatën.

Kaminski (72) dhe Swiderski (85) ishin golashënuesit në këtë fitore 2-1, duke i siguruar ende pathyeshmërinë trajnerit të ri Czeslaw Michniewicz në tre ndeshje. Në ndeshjen tjetër të grupit, Belgjika pret Holandën të premten në mbrëmje.

Go to TOP