Lidhja e Prizrenit dhe Teuta mbrojtën titullin e kampionit të ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Me 29 dhe 30 Prill në Vlorë të Shqipërisë u organizua sezoni i dytë i edicionit 2022/23, edicioni i tretë i Ligës së përbashkët të pingpongut Kosovë-Shqipëri.

U zhvilluan 4 xhiro ndërmjet klubeve nga Kosova dhe Shqipëria.

Lidhja e Prizrenit, Prizren, e përfaqësuar nga pingpongistët: Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku dhe Blend Hajdari, të udhëhequr nga trajneri Besim Hajdari, i fituan edhe 4 ndeshjet e parapara dhe me plotë meritë u shpallën Kampion të ligës së përbashkët për vitin e dytë me radhë. Nen kampion u shpall klubi nga Prishtina – Priping .

Në konkurrencën e femrave titulli i kampionit edhe kësaj radhe i takoj Teutës nga Durrësi të cilat edhe kësaj radhe humbën ndaj Dritës së Gjilanit me 3:1, por në Kosovë kishin fituar me 3:0 e kështu kishin të sigurt titullin e kampionit që në ndeshjen e dytë ndërmjet Samanta Agollit vs Alma Mehmetit e cila përfundoi me 3:1.

Teuta për femra dhe Lidhja e Prizrenit për meshkuj, shpallen për herë të 3-të rresht si ekipet Kampione të Ligës së Përbashkët Kosovë vs Shqipëri.

Rënditja Femra:

Vendi 1 – Teuta

Vendi 2 – Drita

Vendi 3 – Ahmet Hoxha

Rënditja Meshkuj:

Vendi 1 – Lidhja Prizrenit

Vendi 2 – Priping

Vendi 3 – Tirana

Rezultatet dhe tabelat

LIGA E PERBASHKET M.jpgLP M XH12.jpgLP M XH13.jpgLP M XH14.jpg

LIGA E PERBASHKET F.jpg

LP F XH12.jpgLP F XH13.jpgLP F XH14.jpg

TAB 11&12 M.jpg
TAB 11&12 F.jpg
TAB 13&14 F.jpg
TAB 13&14 M.jpg
Go to TOP