Lideri i Hamasit: Nuk do të kisha mbështetur 7 tetorin
Kreu i Ministrisë së Jashtme të Hamasit me bazë në Katar, Moussa Abu Marzouk, 74 vjeç, shpreh keqardhjen për masakrën e 7 tetorit.
Nëse ai do të ishte në gjendje të parashikonte shkallën e shkatërrimit të Izraelit në Gaza, ai nuk mund të kishte mbështetur planet e lëvizjes së tij për sulmin në tetor 2023.
“Po të pritej ajo që ndodhi, nuk do të kishte ndodhur 7 tetori, po të më pyesni mua”, tha ai në një intervistë për New York Times.
Në intervistë, Marzouk sugjeron se ka një farë vullneti për të negociuar në lidhje me posedimin e armëve të Hamasit, i cili është etiketuar një organizatë terroriste.
Çështja e aftësisë së ardhshme luftarake të lëvizjes militante palestineze ka qenë prej kohësh një pengesë në bisedimet me Izraelin, i cili dëshiron që Hamasi të çarmatoset plotësisht për të shmangur sulmet e reja si sulmi i 7 tetorit.
Megjithatë, është e paqartë nëse pikëpamjen e tij e ndajnë edhe udhëheqës të tjerë brenda lëvizjes. Në një deklaratë për The New York Times, Hamasi pretendon se Marzouk e ka gabim dhe se ai u citua jashtë kontekstit.
