‘Librin e tij nuk do ta përdorja as si letër higjenike’/ E motra shpërthen ndaj Dukeshës së Sussex dhe Princit Harry

Në një rrëfim ekskluziv për median prestigjioze TMZ, babai i Meghan Markle, Tomas ka treguar shumë të pathëna të dokumentarit që e bija lançoi në treg disa javë më parë.

Sipas tij, qëndrimi që dukesha e Sussex dhe Princi Harry po mbajnë ndaj familjes Mbretërore është tërësisht e gabuar dhe se disa rrëfime nuk janë aspak të vërteta.

Image

“E gjitha kjo është një trillim, një formë për të përfituar sa më shumë para dhe pretendimet e Harry-t për familjen  e tij janë të rrënjosura në xhelozinë që ai ndjen për statusin që i vëllai gëzon, sidomos tani edhe pas vdekjes së Mbretëreshës.”-ka rrëfyer Tomas Markle.

Gjysmë-motra e Meghan-it, Samantha, gjithashtu ka treguar disa prapaskena të ftohjes së marëdhënies së motrës së saj me babanë.

Samantha thotë se babai i saj në fakt është më i mërzitur me Meghan-in sesa me Harry-n.

Kjo sepse edhe në dasmën e tyre, përveç se u hoq nga lista e të ftuarve ai është ende shumë i lënduar që Harry dhe Meghan nuk e kontaktuan kurrë kur ai pësoi një urgjencë mjekësore.

Për Samantën, librin e kujtimeve të Harryt nuk do të përdorte as si letër higjienike.

Image

Kujtimet e shumëpritura të Dukës së Sussex-it do të dalin të hënën… por e motra mendon se interesimi për librin është më shumë kuriozitet bosh dhe jo një shenjë që njerëzit e besojnë historinë e Harrit.

Ashtu sic e kemi treguar edhe më herët, Harry po e trajton ashpër William në libër, duke akuzuar vëllain e tij se e ka sulmuar atë gjatë një debati për Meghan dhe fajëson William dhe Kate për veshjen e një uniforme naziste në një festë me kostum.

Image
Go to TOP