Libri i Princit Harry del zyrtarisht në shitje, pas rrjedhjes së disa fragmenteve pikante

Libraritë në të gjithë Londrën u hapën në mesnatë për të përmbushur kërkesat për librim me kujtime të Princit Harry pasi ai doli zyrtarisht në shitje.

Ata që rrinin në radhë për të blerë një kopje të thanë se donin ta dëgjonin historinë nga personi vetë, direkt nga burimi.

Kjo pason lëshimin kaotik në media të disa fragmenteve të librit “Spare” (Rezerva) deri edhedhe kopje të disponueshme në Spanjë javën e kaluar.

Waterstones tha se libri i Princit Harry ka qenë një nga “librat më të mëdhenj të porositjes paraprake për një dekadë”. Librashitësit hapën degën e tyre kryesore Piccadilly herët në mëngjes të martën në pritje të kërkesës së lartë të klientëve, pasi libri u botua në mbarë botën në 16 gjuhë.

Degët e WH Smith në vende si Euston, Victoria, Heathrow dhe Gatëick ishin gjithashtu ndër to.

Kujtimet tashmë janë në krye të lbrave më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar për shitësin online me pakicën  Amazon, pas disa ditësh publikimesh të fragmenteve – duke filluar që nga mënyra se si Princi Harry humbi virgjërinë e tij deri tek pretendimet se Princi Harry u sulmua nga vëllai i tij, Princi William.

Kujtimet prej 410 faqesh, që zbulojnë konfliktin dhe tensionet personale brenda pallateve mbretërore, tregojnë versionin e Princit Harry gjatë rritjes dhe më pas përplasjen me familjen mbretërore.

Deri më tani Buckingham Palace dhe Kensington Palace nuk janë përgjigjur.

Por ndër pretendimet në libër thuhet se Princi Harry iu lut babait të tij të mos martohej përsëri, se ai vrau 25 luftëtarë talebanë kur shërbente në Afganistan, se ai mori droga psikodelike, pjesërisht si reagim ndaj sulmeve të panikut dhe se Meghan e Catherine kishin një marrëdhënie të vështirë.

Një temë kryesore në libër është ndjenja e pikëllimit të pashprehur për humbjen e nënës së tij, Princeshës Diana, me Princin Harry që thotë se ai pati një “dëmtim prej stresit post-traumatik”.

Shtypi është përgjegjës për ndjekjen e Dianës dhe Princi Harry tha në një nga disa intervista ku promovoi librin se do të ishte “vepra e jetës” e tij për të ndryshuar peizazhin mediatik.

Ka edhe detaje të papritura si Princi Harry dhe Princi William që e thërrisnin njëri-tjetrin “Harold” dhe “Willy”, që Harry i përdorte për të marrë rrobat te dyqani me ulje TK Maxx dhe e shikonte shumë serialin “Friends” në televizion.

Princi Harry kujton se së pari e mësoi nga faqja e internetit e BBC-së se mbretëresha e ndjerë Elizabeth kishte vdekur dhe jo nga familja e tij.

Go to TOP