Lëvizjet Islamiste dhe karakteri i tyre radikal, që po degradon Kombin dhe kulturën tonë!

Shkruan: Osman FERIZI

Unë nuk jam studiues e as predikues fetar por si një qytetar laik i këtij vendi që quhet Dardani më dhëmb zemra dhe shpirti për këtë degradim shpirtërorë dhe njerëzor që nga pas lufta e deri më sot. Që 30-vite nuk jetoi në atdhe por në një shtet të krishtere dhe më ekonomi të zhvilluar( Gjermani) ku afër një milion shqiptar sot jetojnë, punojnë pa asnjë paragjykim nga gjermanët edhe pse shumica jemi shqiptarë të besimit islam. Nga mundi dhe djersa mbajtëm familjet tona dhe investuam në kauzën kombëtare për liri. Atëherë edhe kur rrezikohej qenia jonë kombëtare shqiptare, këto shtete të krishtera na u gjeten në momentet ma të vështira të historisë sonë dhe na njohën si shtet nga të parët dhe sot bijtë e tyre qëndrojnë në Dardani për të siguruar kufijtë e shtetit tonë.

Dihet që gadishulli Ilirik ( Ballkani sot) ka qenë dhe është një territor ku janë takuar dhe ndarë civilizimet, mbese trojeve shqiptare ishin vija ndarëse e Teodosit ku puqeshin civilizimi i krishterë( latin) dhe ai ortodoks( bizantin),këto kryqëzata kulturore, fetare, kanë qenë dhe mbeten interesa gjeostrategjike për rajonin por edhe më gjerë, e si rrjedhojë e kësaj u krijuan rivalitete mes besimeve, kulturave. Në kuadër të kësaj më së keqi e pësoj populli autokton në trojet e veta , shqiptaret. Të huajt ushtruan dhunën mbi ne ku ndodhen dyndje, lufta, konvertime të dhunshme, eksode. Përkundër asaj që ne kemi tri besime, e që nga gjuha dhe gjaku jemi një u krijues një shembullin modeli e tradicional mbi besimin ku mbizotëroj harmonia, tolerancës dhe respektit ndër vëllazërorë.

Duhet potencuar që sundimi dhe pushtimi gati pesë shekullor Otoman la vragë të mëdha shpirtërore; degradim kulturore, analfabetizëm, mohimin e gjuhës shqipe, humbje dhe dhurim territoresh ortodoksëve të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Greqisë. Rroli i Xhamive ishte regrutimi i të rinjve në lufta për interesa të Perandorisë Otomane, pastaj konvertimi i dhunshëm dhe tragjik në besimin islam. Ata “Hoxhallarë” që shërbenin më

Shumë kishin rolin e komisarëve politik që për interesa të tyre dhe të perandorisë bënin çmos që populli mos të shkollohet dhe ashtu më lehtë ishte të manipulohet. Ju kujtoi se Pashai Mehmet Fatihu gjatë pushtimit të tij në tokat shqiptare masakroi mijëra gra e fëmijë, dhe sot për ironi një xhami në Prishtinë e mbanë emrin e atij krimineli.

Lëvizja apo kryengritja e parë terroriste e islamiste në trojet shqiptare ishte ajo e filo turkve Haxhi Qamili dhe myftiu Musa Qazimi i cili ishte marionetë e pashallarëve të Stambollit, ai kishte qëllim kthimin e kalifatit islamik evqë në vitin 1914 e hoqën flamurin kombëtar dhe e vendosen flamurin islam të Kalifatit. Këto vegla kondom, të shitura më detyrë antikombëtare vranë edhe mësues që ju mësonin fëmijëve gjuhen shqipe dhe shqiptarët e krishterë qenë të parët në shënjestër asgjësimi.

Sot në shek. XXI, kohen e globalizmit ku ballafaqohemi më kriza, sfida, ekstremitete deformuese politike, amoralitet e pasiguri, popujt rrezikohen nga ekstremizmet dhe radikalizmat fetarë ku fare lehte konfliktet fetare mund ta zëvendësojnë luftën, sepse qendra të caktuara fare lehtë po shfrytëzojnë krizat ekonomike, vetëdijen e ulët shoqërore e që financojnë militantët ekstremist primitiv, tru lesh e reptil që thirren në “din” e “davlet” të cilët ia marrin lirin e të menduarit dhe besuarit të tjerëve dhe verbërisht ndihen të rehatshëm nën robërinë e tyre ideologjike e dogmatike fetare duke përqafuar versionin e Islamit politik, doktrinën ekstremiste, duke e mohuar të kaluarën tonë historike, identitetin, kulturën dhe traditën. Kjo është doktrinë e cila mohon Kombin shqiptar. J

Dardania dhe Shqipëria më popullsi laike dhe lidhje të forta shpirtërore më perëndimin dhe ShBA, kanë qenë pagan dhe më pas katolik dhe ortodoks. Botes i dhamë Perandorët më të mëdhenj Iliro-Dardan( Teodosin, Diklocinianin, Konstadinin e Madh, Justinianin), përkthyesin e Biblës Shën Jeronimin, Skënderbeun, Papat në Vatikan, Shën Terezen, çka si dhamë botës. Por, që kur jemi islamizuar, asgjë as për vete e as për tjetër, sepse islamizimi u bë më dhunë dhe metoda jonjerëzore dhe mu për këtë formalisht jemi të regjistruar si mysliman, fatkeqësisht. Ne nder shekuj treguam një traditë model të bashkëjetesës në diversitet dhe tolerancës fetare, ne vëllezër i kemi gjithë ata Shqiptarë ortodoks e katolik në Greqi, Maqedoni, Turqi, Itali, Berat, Lezhë, Shkodër e Malësi, pra kudo që flasin SHQIP.

Vini re, pas luftës shumë individ dhe organizata “ Bamirëse”, nga Turqia dhe Katar që kinse na ndihmuan, nderuan vetëm xhami, në një mëhallë edhe dy, më vonë u identifikuan si financuese të terrorizmit. Investuan miliona për të ndërtuar infrastrukturën propaganduese, indoktrinimin e rinisë, ndërtimin e shumë xhamive qëllim këqija duke futur farën e përçarjes dhe urrejtjes, rekrutuan grupe terroristesh në Siri, e që ky ishte qëllimi i tyre djallëzor por u realizua edhe përmes politikës serbe në Dardani më qëllim krejtësisht të njohur, shpalljen e Dardanisë shtet islamik terrorist e talibanist. E gjithë kjo pati fatkeqësinë kombëtare e si shkas i fanatizmit islamik nuk u ndërtua as një çerdhe për fëmijët apo shkollë e vetme e mos të flasim për fabrika.

Kjo krizë identiteti duhet ndaluar nga shteti më mekanizmat e tij. Hoxhallarët ( Sh. Krasniqi, Irfan Salihu, Sadullah Bajrami, Ahmed Kalaja, Armand Ali..…), që propagandojnë fenë para kombit, që nxisin urrejtje ndaj femrave përparimtare e që kërkojnë vendosjen e shamive, që kërcënojnë më ndëshkim, kërcënim të gjinisë femërore, kërkojë te na kthejnë ligjet arkaike të mesjetës të para 1400 vite, më parë kur femra mbytej më gurë. Sot duhet të hiqni shamitë e mbulesat, flakën errësirën, këta imamë duhet hetuar prokuroret e shtetit. Një nga qindra shembuj, platforma, metoda të regjimeve të Serbisë kur shqiptarët në vitin 1908 filluan të mobilizohen kundër perandorisë Osmane, këtë tendencë të unifikimit të shqiptarëve pa dallime fetare e heton ish konsulli Serbë në Prishtinë i cili njofton udhëheqësit në Beograd, të cilët e autorizojnë që të inskenoi provokim dhe konflikt mes shqiptarëve të besimit mysliman e katolik.

Konsulli serb angazhon një serbë ( Andrea Saviq) nga Gjakova që natën e festes së Bajramit të vendosë koka derrash të prerë në disa xhami ( Smolicë, Prizren), që pati pasoja revolte e keqtrajtimi të klerikëve katolik. Pra, kjo përçarje ju konvenon armiqve historik të shqiptarëve. Këto veprime nuk mund të bëhen pa mbështetje dhe partneritet të heshtur politik dhe këtë sot po e bënë Lëvizja Vetëvendosje për interesa elektorale. Si lejohet nga Shteti ynë laik qe sot në disa institucione të lejohet të kryerja e ritusliteteve fetare( në FSK, në Policin e Kosovës, në Konvikte të studentëve, në disa kopshte fëmijësh, … ), ka edhe shumë dëshmi dhe prova që Serbia në forma të ndryshme r financon islamizmin ekstremist në Kosovë për të krijuar një imazh të keq në bashkimin evropian se ne jemi anti krishterë, ky edhe është mision i tyre që shumë imamë në përpikëri po e zbatojnë.

Vëllezër shqiptar të qëndrojmë bashkë në themel të ruajtjes së identitetit Kombëtar, gjuhen, traditën, kulturën tonë të bukur- SHQIPEN e Orakujve e Rilindësve tanë, të korifenjve të kombit dhe gjuhës (Gjon Buzuku, Bogdanit, Budit, Teodor Shkodranit, Negovanit, Aristidh Kola, Koto Hoxhi, Anastas Kulloriati, Pandeli Sotiri, Don Zef Ashta, Gjrrgj Fishta etj.) mos bini pre politikave antikombëtare e servilëve islam.

Vëllezër Shqiptar mos u varroseni si arab, turq e latin, varrosuni si Shqiptarë të mbuluar më flamur kombëtar

Gjuha shqipe është si flaka, edhe kur e ndanë prapë mbetet FLAKË!

Go to TOP