Lepenci bëhet me kryesi të re, Jonuz Bela, merr drejtimin e klubit

KF Lepenci është bërë më kryesi të re.

Klubi nga Kaçaniku përmes një njoftimi, ka konfirmuar se Lepenci tashmë ka zgjedhur kryesinë e re të klubit.

Jonuz Bela është emëruar president i klubit, derisa Abedin Vishi nënkryetar, kurse, Besnik Dema drejtor sportiv.

Pozita e sekretarit të klubit i është besuar Valdrin Dogani. Qamil Zeneli përgjegjës për komunikim me publikun, ndërsa Unik Shurdhani përgjegjës për siguri i ‘Fikshave’, derisa anëtari i kryesisë u zgjodh Astrit Sokoli.

Drejtuesit e rinj të Lepencit u zotuan se do të japin maksimumin për të arritur objektivat e kësaj skuadre të njohur në futbollin kosovar.

Go to TOP