Lëndohet me mjet të mprehtë një person

Një person ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Ajo tha gjithashtu se lidhur me ngjarjen po intervistohen dy persona, njëri në cilësinë e dëshmitarit, tjetri nën dyshimin se është përfshirë në rast.

Ahmeti, tutje tregoi se informatën për ngjarjen e ndodhur, policia e ka pranuar rreth orës 18:50.


Go to TOP