Lekaj: Kurti duhet të shkojë në shtëpi, e ka degraduar vendin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Kryeministrit Kurti, duke e akuzuar atë për degradim të vendit dhe për këtë arsye sipas tij ai duhet të shkojë në shtëpi.

Lekaj tutje ka thënë se AAK e ka përkrahur dialogun me Serbinë, por që që Kurti e ka degraduar.

“Qeveria e Kosovës e ka për obligim të nxjerrë më të mirën nga dialogu”, tha Lekaj.

Sipas tij jemi kthyer mbrapa për 10 vite. “Është për të ardhur keq si ku kemi ardhur që kryetarët e sapo zgjedhur të quhen teknik”.

“Kjo qeveri duhet të lirojë rrigën sepse kanë gabuar dhe me dialog e ka treguar fytyren kjo qeveri”, tha Lekaj në Kanal10.

Go to TOP