Lavrov zbulon se kur do të tërhiqet Rusia nga Ukraina

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë të zhvilluar së fundmi tregoi se kriza në Ukrainë mund të përfundojë vetëm pasi SHBA të largohet nga udhëheqja aktuale e Kievit, shkruajnë mediat e huaja.

‘Kriza në Ukrainë mund të përfundojë me largimin e Shteteve të Bashkuara nga udhëheqja aktuale e Kievit kur ajo të mos jetë më e nevojshme,’- tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“SHBA braktisi udhëheqjen afgane, në të cilën u mbështetën gjatë pushtimit 20-vjeçar të këtij vendi… Shpresoj që politikanët bashkëkohorë t’i kushtojnë vëmendje historisë dhe se si po zhvillohen marrëdhëniet”,– tha Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv “Cargrad”.

Ai kujtoi fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se “arkitektura evropiane e sigurisë duhet të ndërtohet në mënyrë që Ukraina të mbrohet në mënyrë më të besueshme dhe se është e nevojshme të gjendet disi një vend në të gjithë këtë “koncert” për ” të rraskapiturit dhe çarmatosën Federatën Ruse”.

Go to TOP