“Leje opozitën”, Çitaku-Kurtit: Koncentrohu te hallet e qytetarëve

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurit, i cili ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit i dëshiron 500 mijë vota për të ia mbyllur shtigjet opozitës.

Ajo është shprehur e habitur me këtë preokupim të Kurtit.

Në profilin e saj në Facebook, Çitaku ka shtuar disa pyetje për liderin e VV-së.

“Albini qenka i preokupuar me ia mbyllë shtigjet opozitës. Shihjani preokupimet dhe ambiciet. Albin, leje opozitën. Koncentrohu te qytetari. A ke me ua hapë shtigjet qytetarëve për një jetë më të mirë? Për çmime më të ulëta? Për arsim më cilësor? Për barna për të sëmurët? Për pensione dinjitoze? A ke me ia hapë shtigjet Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së? Këto janë çështjet e vërteta. Këto janë hallet e njerëzve”, ka shkruar Çitaku.

Go to TOP