Lefter Çipa: Zëri i kombit që sot mori emrin mirënjohje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” Lefter Çipa. Pranimin e bëri Ardian Çipa i cili e quajti këtë vlerësim si përmbushje e një dëshire shpirtërore që ka pas, të cilën e ka lënë të mishëruar në disa krijime të tij.

Dorëzimi i Medaljes nga Shkëlqesia e Saj Presidentja Osmani, tek djali i vogël i Poetit, Ardian Çipa, shënon një nga motivet më të shkëlqyera për lidhjen aq të përzemërt që kishte me Kosovën dhe historinë kombëtare të saj. Vlerësimi i poetit, është akti më i lartë i mirënjohjes për një personalitet që shkriu jetën me fatet e kombit. Dorëzimi i këtij titulli në duart e të birit, Ardian Çipa, dëshmon se trashëgimia e Poetit mbetet e gjallë dhe frymëzuese për brezat e rinj në të dy anët e kufirit. Një ditë e shënuar për artin, kulturën dhe historinë tonë të përbashkët.

Ky është një moment vërtet emocionues dhe një dëshmi e bukur e asaj që quhet “bashkim shpirtëror” i kombit. Lefter Çipa nuk ishte thjesht një poet; ai ishte rojtari i polifonisë dhe shpirtit shqiptar, ndaj ky vlerësim nga Presidentja Vjosa Osmani duket si një cikël që mbyllet aty ku ai e kishte nisur: te dashuria për trojet. Lidhja e poetit te ndjere Lefterit me Kosovën nuk ishte thjesht politike apo gjeografike, por organike. Ai e ka kënduar Kosovën në vargje shumë kohë para se liria të ishte e prekshme. Djali i poetit Ardian Çipa duke tërhequr medaljen nga Presidentja Osmani, falënderoi në emër të familjes dhe shprehu urimet më të përzemërta për mbarësinë e Republikës së dytë shqiptare.

Përfshirja e figurave si Mirush Kabashi (një tjetër ikonë që shkriu jetën me poezinë), Inva Mula e Fatmir Toçi, tregon një qasje dinjitoze të institucioneve të Kosovës ndaj kulturës mbarëshqiptare.


Go to TOP