Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e Kosovës për paqe dhe rindërtim në Gaza
Bordi i Paqes e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në Gazë.
Ky bord thekson se mirëpret angazhimin e Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gaza.
“Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e fortë të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gaza”, thuhet në postimin e Bordit të Paqes, i cili ka shpërndarë lajmin e RTK-së se Kosova po dërgon një kontingjent të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se misioni do të ketë fokus në sigurinë, mbrojtjen e civilëve dhe mbështetjen humanitare, duke nxjerrë në pah rolin gjithnjë e më të madh të Kosovës në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. /Kosova.info/
