Leao lavdëron Ibrën: Ai është një gjeni

Ylli i Milanit, Rafael Leao në një intervistë për “Corriere della Sera”, ka thurur elozh për ish-bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimoviçin, i cili tashmë është pjesë e stafit drejtues të skuadrës “Rossonere”.

Leao mendon se Ibra është një gjeni. Sipas sulmuesit portugez, suedezi i sheh gjerat që të tjerët nuk i shohin.

“Ai është një gjeni. Ai i sheh gjëra në fushë që të tjerët nuk i shohin”, ka thënë Leao.

Ai thotë se Ibra e ngriti në nivelin që është sot reprezentuesi i Portugalisë.

“Unë nuk jam gjeni. Por ai më ngriti në këtë nivel. Më flet për gjithçka, jo vetëm për futbollin. Unë kisha nevojë për të. Më ndihmoi jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri. Ai është shumë i rëndësishëm për mua”, ka theksuar Leao.

Go to TOP