‘Lë të zhvishemi’: Injoruan thirrjet urgjente pasi po bënin s*ks në makinë, dy policët japin dorëheqje

Dy policë nga Surrey Heath , Angli , Molly Edwards dhe kolegu i saj Richard Paton , të cilët u kapën duke bërë seks në makinën e shërbimit, u detyruan të japin dorëheqjen.

Sipas The Sun , agjentët injoruan thirrjet urgjente gjatë orarit të punës sepse ishin të përfshirë në një marrëdhënie seksuale.

Të dy u zbuluan përmes një përgjuesi, të vendosur në makinë nga eprorët, të cilët dyshuan se çifti kishte një lidhje.

Faktet datojnë që në vitin 2019, por procedura disiplinore është përfunduar kohët e fundit. 

Sipas asaj që është rindërtuar, policët, të dy të martuar me fëmijë, në një ditë të vetme injoruan dy kërkesa urgjente radio: e para, në orën 4.17  në të cilën ata u urdhëruan të shkonin në spital për t’u kujdesur për dy viktimat e një sulm .

 E dyta, në 4.51,po të mëngjesit në të cilën ata u thanë të ndërhynin në një dyqan që po vidhej. 

Përmes përgjuesit, eprorët dëgjuan Paton të rënkonte dhe të thoshte “Le të zhvishemi”. 

Oficerët dhanë dorëheqjen nga policia para vendimit të komisionit disiplinor, i cili do t’i shkarkonte gjithsesi për “shkelje të rëndë të detyrës, të konsideruar skandaloze”.

Image
Go to TOP