LDK përkrah propozimin e VV-së për komisionin hetimor për energjinë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka folur për propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për themelimin e një komisioni që do ta hetonte çështjen e energjisë elektrike që prej para 16 vjetësh.

Halimi ka thënë se LDK-ja do ta përkrahë çdo iniciativë, jo vetëm që vjen nga pozita, por nga cilado parti tjetër.

“LDK përkrah çdo iniciativë që ka për qëllim zbulimin apo dyshimin që ka për një krim të caktuar, kështu që në rregull jemi me çdo iniciativë jo vetëm që vjen nga pozita, por nga cilado parti tjetër. Sa i përket neve, ne e kemi dërgu kërkesën për komisionin hetimor, dhe kjo është protokolluar. Ne i kemi pikat tona qendrore me të cilat po kërkojmë zbardhjen e së vërtetës sa i përket ngjarjeve të fundit që ka ndodhur lidhur me çështjen e energjisë”, tha Halimi.

Ndër tjerash tha se asnjëherë nuk ka ndodhe që një parti e cila është në pushtet të bëjë kërkesë për krijimin e një komisioni hetimor për zbardhjen e një çështjeje.

“Asnjëherë nuk ka ndodh, që partia e cila është në pushtet të bëjë kërkesë për krijimin e një komisioni hetimor për një çështje të caktuar se konsiderohet që partia që është në pushtet posedon një infrastrukturë institucionale që mundet me hetu në momentin kur konsideron që një çështje të zbardhet”, tha ajo.

Go to TOP