LDK në Viti prezanton Faruk Nurën: Figura e guximshme që synon ta përfaqësojë Anamoravën në Kuvend
Dega e LDK-së në Viti ka prezantuar sot kandidaturën e Faruk Nurës për deputet të Kuvendit të Kosovës duke e cilësuar atë si një ndër figurat më të denja, më të guximshme dhe më dinjitoze për të përfaqësuar qytetarët e Anamoravës.
Në njoftimin e degës, theksohet se koha e LDK-së është koha për personalitete që me përkushtim, integritet dhe vizion synojnë ulëse në Kuvend dhe Faruk Nura është shembulli më i mirë i kësaj filozofie politike.
“Faruk Nura është personaliteti i duhur për të përfaqësuar Anamoravën në Kuvend, i cili për dekada me radhë ka dhënë kontribut që nga koha e presidentit historik Ibrahim Rugova,” thuhet në komunikatë.
LDK në Viti nënvizon se Nura ka dhënë një kontribut të çmuar në çdo etapë të rrugëtimit të shtetndërtimit: nga angazhimi për liri dhe pavarësi, te përkushtimi për demokraci, zhvillim ekonomik dhe solidaritet humanitar.
Faruk Nura vlerësohet si një profil i kompletuar publik, një luftëtar i lirisë, një biznesmen i suksesshëm që ka hapur vende pune dhe ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit, si dhe një veprimtar humanitar që asnjëherë nuk ka qëndruar indiferent ndaj nevojave të komunitetit.
Sipas degës së LDK-së, Nura përfaqëson modelin e liderit që do të punojë për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më mirë të organizuar institucionalisht.
LDK paralajmëron se ditëve në vijim do të nisë prezantimi i vizionit dhe planit të Faruk Nurës për qytetarët e Vitisë dhe të gjithë Anamoravës, teksa përgatiten për startimin e fushatës së tij si pjesë e listës për deputetë të LDK-së.
“Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim të rëndësishëm për Kosovën,” përmbyllet njoftimi i degës së LDK-së në Viti duke e shoqëruar thirrjen me mesazhin: #FarukNuren #LDK #PërLirinë #PërShtetin #PërZhvillimin #PërPerspektivënEuroatlantike. /Kosova.info/
