LDK fillon mobilizimin për zgjedhjet e shkurtit: Punëtori dy ditore me kryetarët e degëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur një punëtori dyditore me kryetarët e degëve në mbarë vendin, me fokus mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Nën udhëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, po diskutohen organizimi i shtabeve elektorale, caktimi i vëzhguesve dhe komisionerëve, dhe oraret e takimeve në terren.

“Ky nivel i përgatitjes dëshmon për seriozitetin dhe unitetin e LDK-së në përgatitjet për garën elektorale. Programi politik ‘Rruga e Re’ dhe organizimi strukturor mbeten prioritete deri në nisjen e fushatës”, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.


Go to TOP