Lazio mposht lehtësisht Spezian, përforcon vendin e dytë në tabelë

Lazio ka shënuar fitore të lehtë ndaj Spezias në udhëtim, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Golin e parë të takimit e realizoi Ciro Immobile, në minutën e 36’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Felipe Anderson dyfishoi epërsinë e mysafirëve, me një gol në minutën e 52’.

Golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi Marcos Antonio, në minutën e 89’.

Lazio pas kësaj fitoreje e përforcon edhe më shumë vendin e dytë me 61 pikë, pas 30 ndeshjeve.

Go to TOP