Laura Fazliu ndeshet për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit

Xhudistja jonë, Laura Fazliu do të kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Laura është vetëm edhe një ndeshje afër për të marrë medalje në Grand Slamin e Tbilisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ajo e nisi garën në xhiron e parë si e lirë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me 3 dënime për Ippon, mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Në xhiron e tretë ajo mposhti me dy ‘waza-ari’ për Ippon, holandezen Gake Van Den Berg, teksa në çerekfinale fitoi nga kubanezja Maylin Del Toro Carvajal.

Megjithatë, Fazliu ishte e pafat në gjysmëfinale, duke u mposhtur me ippon nga polakja Angelika Szymanska.

Pas kësaj humbje, Laura do ta kërkoj medaljen e bronztë me anë të repesazhit, ku do të ndeshet me Joanne Van Lieshout nga Holanda

Go to TOP