Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian

Laura Fazliu ka arritur të fitoj medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Xhudistja nga Kosova arriti deri në finale, por ishte e pafat pasi e humbi këtë finale nga xhudistja britanike Gemma Howell.

Gjithsesi Laura në këtë evropian arriti të fitoj medaljen e argjendtë edhe pse nuk ishte ndër konkurrentet favorite për të fituar medalje.

21-vjeçarja me këtë medalje ka arritur suksesin më të madh deri më tani në karrierën e saj.

Deri në finale, Laura shkoi pasi mposhti izraeliten Kerem Primo, britanikek Lucy Renshall, çeken Renata Zachova dhe spanjollen Cristian Cavana Perez. 

Go to TOP