“Lamtumirë miku im”, Agim Veliu ngushëllon për vdekjen e Haki Rugovës

Agim Veliu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolegut të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Veli tha se LDK-ja ka mbetur pa veprimtarin dhe intelektualin që ishte në ballë të shumë proceseve politike në vend.

“Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Rugovës, mikut dhe bashkëveprimtarit tim të orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Me ndarjen e tij nga jeta, Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpartiakëve! Lamtumirë miku im!”, tha ai.

Zyrtari i LDK-së, Haki Rugova vdiq sot në moshën 65-vjecaçe.

Pozita e fundit që ka mbajtur ka qenë ajo e Kryetarit të Degës së LDK’së në Istog.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP