Lajm i trishtë! Humb jetën në moshën 36-vjeçare aktori i njohur

Fansat e “Game of Thrones ” janë pikëlluar! Aktori i njohur Darren Kent u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare.

Aktori, i cili u bë i famshëm botëror për rolin e tij si Goatherd në serialin hit, vdiq më 15 gusht. Ai ishte diagnostikuar me osteoporozë, artrit dhe një çrregullim të rrallë të lëkurës, por shkaku i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

“Me pikëllim të thellë ju informojmë se miku dhe klienti ynë i dashur Darren Kent ndërroi jetë paqësisht të premten. Prindërit dhe shoku i tij më i mirë ishin pranë tij. Mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e tij në këtë moment të vështirë. 

Darren nuk ishte vetëm një aktor, regjisor dhe shkrimtar i talentuar, ai ishte me të vërtetë një nga njerëzit më të sjellshëm që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të takoja. Ishte një privilegj dhe një gëzim të isha pjesë e rrugëtimit të tij. RIP miku im ” lexohet në njoftimin përkatës të agjencisë së talenteve “Carey Dodd Associates”.

Kent luajti rolin e tij të parë në filmin “Mirrors” në vitin 2008. Ai gjithashtu fitoi çmimin e aktorit më të mirë në çmimet Van D’or 2012 për portretizimin e tij të Danny në filmin “Sunnyboy”.

Go to TOP