Lajçak takon sonte Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Kosovë ku do të qëndrojë dy ditë për vizitë zyrtare.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se ai sonte do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të mundshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Derisa nesër, Lajçak pritet të takohet edhe me partitë opozitare.

Ndërkaq, Klisman Kadiu, këshilltari i Besnik Bislimit, tha se detajet do të bëhen të ditura pas takimit.

“Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, tha ai për Klankosova.tv

Go to TOP