Lajçak nesër do të takohet me Krasniqin
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslal Lajçak të martën në Kosovë do të ketë takime me liderë opozitarë.
Klan Kosova merr vesh se emisari evropian takimin e parë do ta ketë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.
Përndryshe, Lajçak do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë dyditore.
