Lajçak në urën e Ibrit: Hapja e urës është në duart e dy palëve

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se është në duart e dy palëve, Prishtinës e Beogradit se kurështë koha e duhur për hapjen e urës së Ibrit.

Ai këto komente i bëri gjatë kalimit nëpër urën e Ibrit, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, rrugës për takim me anëtarë të shoqërisë civile në veri.

Lajçak ndër të tjera tha se dëshiron që hapja e urës të jetë një kontribut i stabilitetit de sipas tij kjo është e rëndësishme.

“Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtu. Besoj që gjithçka që përfshin të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog.

Gjithçka është në dorën e të dy palëve. Ata duhet të merren vesh por unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh. Kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj po e  përsëris gjithmonë që dialogu  duhet të përdoret si platformë për marrëveshje.

Nuk duhet që vizioni i njërës palë të jetë mbi vizionin e palës tjetër”, tha ai.

Lajçak tha se për këtë arsye e përsërit gjithmonë se duhet të përdoret platforma e dialogut për të ecur përpara.

Go to TOP