Lajçak në Londër për të marrë qëndrimet e qeverisë së re për rajonin

Emisari sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se gjatë kësaj javë ka zhvilluar një vizitë në Londër për të diskutuar zhvillimet që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar prioritetet e qeverisë së re në raport me rajonin.

Përmes një postimi në platformën ‘X”, Lajçak tha se mezi pret për të nisur përpjekjet e përbashkëta në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për rajonin.

“Pata një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit. Mezi presim bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”, ka shkruar Lajçak.

I pranishëm në një prej takimeve ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti dhe Catherine Ashton.

Në një fotografi që Lajcak ka publikuar nga takimi me emisarin britanik Stuart Peach, në tavolinë shihet edhe një hartë e rajonit. /Kosova.info/

Go to TOP