Lajçak në Beograd: Takimi i kryenegociatorëve mundësi e mirë për hapat të ardhshëm

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimeve në Serbi. Ai ka bërë të ditur se me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq ka diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rëndë dakord për hapat konkretë të ardhshëm.

“Në Beograd u takova me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin Petar Petkoviq për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm” – ka shkruar ai.

Go to TOP