Lajçak: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e radhës në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka qëndruar në Beograd ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Vuçiqin, Lajçak ka thënë se të dy janë pajtuar për hapat e ardhshëm në dialog.

“Në Beograd, pata një diskutim të hapur me presidentin Aleksander Vuçiq mbi gjendjen aktuale të situatës në dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian fillimisht vizitoi Kosovn. Ai dje u takua me zëvendëskryeministri e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimin. /Kosova.info/

Go to TOP