Lajçak: Koha që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE
Lajçak ka qenë pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Berlinit.
“Me ftesën e kancelarit gjerman Olaf Scholz mora pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit. Në 10 vjetorin e tij, mesazhet ishin shumë të qarta: është arritur shumë për njerëzit e rajonit, por koha ka ardhur që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”. /Kosova.info/
Participated in today’s Berlin Process Summit upon invitation of @Bundeskanzler Scholz.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2024
On its 10th anniversary, the messages were very clear: a lot has been achieved for the people of the region, but time has come to make 🇪🇺 integration of the Western Balkans a reality. pic.twitter.com/3h6qmfCKZz
