Lajçak: Jam pajtuar me Bislimin për hapat e radhës në dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, sonte ka biseduar për nevojën për zbatim të plotë të marrëveshjes së normalizimit pa vonesa e parakushte.

Ai ka thënë se me Bislimin është dakorduar për hapat e radhës.

Lajçak do të qëndrojë në Kosovë edhe të martën, ku do të takohet me krerët e opozitës.

“Jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të vazhduar diskutimet për takimin e fundit me liderët evropianë në Bruksel dhe nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit pa vonesa dhe parakushte. Po ashtu jemi pajtuar për hapat e radhës”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Go to TOP