Lajçak, Escobar, Palmer e Peach – kush janë katër të dërguarit e posaçëm në Ballkanin Perëndimor

Vendet e Perëndimit kanë katër të dërguar të posaçëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përveç, Stuart Peach, të emëruarit të fundit nga Mbretëria e Bashkuar, emisarë në Ballkan kanë edhe Shtetet  e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Por kush janë këta emisarë?

Mirosllav Lajçak është përfaqësues i posaçëm i BE’së. Ai e ka marrë këtë pozitë në prill të vitit 2020.

Më herët, Lajçak ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy emisarë për këtë rajon.

Gabriel Esocbar është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara. Këtë pozitë, ai e ka marrë në shtator të këtij viti. Deri atëherë, ai ka qenë zëvendësambasador i SHBA’së në Serbi.

Edhe Mathew Palmer është emisar i SHBA’së për këtë rajon. Palmer është përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnjë-Hercegovinë.

Palmer ka mbajtur më parë pozitën e zëvendësit të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit.

Dje, Mbrëtëria e Bashkuar ka emëruar si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach.

Peach, i cili mban titullin “Sir”, ka qenë shefi i Komitetit ushtarak të NATO’s dhe shef i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Më 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO’s në Kosovë.

Go to TOP