Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për një diskutim që pati me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Në platformën X, emisari evropian ka shkruar se ka diskutuar për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“E vlerësojë një bisedë konstruktive mbi zgjerimin e BE-së në dialogun tradicional të diplomacisë në Forumin Ekonomik Botëror për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak. /Kosova.info/
Discussing the 🇪🇺 future of our neighbors is worth getting up early. Appreciated a constructive conversation on 🇪🇺 enlargement at the traditional @wef diplomacy dialogue on the Western Balkans. pic.twitter.com/MV0ISYeOBD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 23, 2025
