Kylian Mbappe: Në janar nuk do të shkoj te Real Madridi, do t’i mund në shkurt dhe mars në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe ishte fituesi i çmimit ‘Lojtari më i mirë i vitit’ nga Globe Soccer Awards, ndërsa pas kësaj dha një intervistë për CNN ku foli për disa gjëra, sidomos për Real Madridin.

Ai u ndal te deklarata e tij e thënë verës, ku nënvizoi se donte një kalim te mbretërit.

“Isha i sinqertë. Thashë atë që ndjeva dhe atë që kisha në zemër. Por jam i lumtur që qëndrova, është qyteti im. Unë jam francez dhe dua të fitoj gjithçka këtë sezon”, ka thënë Mbappe, fillimisht në intervistën e dhënë për ‘CNN’ në Dubai.

Sulmuesi francez nuk iu shmang asnjë çështje, ku foli për të tashmen dhe të ardhmen, që janë të dyja të lidhura me Real Madridin.

Mbappe siguron se do ta përfundojë “këtë sezon” në klubin e tij aktual PSG-në, duke nënvizuar se: “Në janar nuk do të shkoj te Real Madridi”.

Tutje ai goli për sezonin dhe trofetë që ai dëshiron t’i fitojë me fanellën e PSG-së.

“Do të jap gjithçka që kam për të fituar Ligën e Kampionëve, kampionatin dhe Kupën. Dua të jap gjithçka për tifozët, sepse ata e meritojnë. Dua ta rishkruaj historinë dhe gjithashtu falënderoj PSG-në që më ka besuar në pesë vitet e fundit”, deklaroi francezi.

Sipas portalit ‘CNN’, kur Mbappe u pyet për Real Madridin ai “filloi të qeshte”, dhe më pas shtoi:” E vetmja gjë që kam në mendje është të mund Real Madridin në shkurt dhe mars”.

“Është pjesa më e rëndësishme e sezonit. Sigurisht, ne duam të bëjmë një hap përpara tani. Kanë kaluar dy vjet që ishim në finale, pastaj gjysmëfinale, por tani duam të fitojmë”, tha i duke iu referuar shortit. 

Go to TOP