Ky është i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.
I dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja, sipas sinjalit.
I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.
Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

