Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Maxhunaj të Vushtrrisë, plagosi me armë dy persona

Mbrëmë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona. Viktimat janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sami Zeqën.

Zeqa në momentin e arrestimit është kapur me armë zjarri në brez, të cilën dyshohet se e kishte përdorur për t’i plagosur viktimat.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Tentim vrasje’.

Në anën tjetër, dy viktimat janë dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Vushtrrisë, por për shkak të lëndimeve të rënda, janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Go to TOP