Ky është grupi i arrestuar për grabitje, ja emrat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar për disa raste të grabitjeve në rajonin e Ferizajt. Ata dyshohet se kanë kryer pesë grabitje të armatosura.

Media ka mësuar se katër të dyshuarit e arrestuar për grabitje janë: Xhemrush Salija, Shkelqim Roshaj Muhaxhid Brava dhe Fatlind Gashani.

Po ashtu, Policia gjatë ditës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e një personi që gjendet në kërkim policor dhe dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt.

I dyshuari tjetër është Veton Esati, i moshës rreth 30-vjeçare, me vendbanim në fshatin Bibaj

Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), tre karikatorë me 22 fishekë, një jelek antiplumb, dy maska, një thikë dhe pesë telefona mobil.

Go to TOP