Ky është arsenali i armëve që u kap në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me AKI-në kanë arritur t’i identifikojnë dy lokacione që ka armatim të fshehur në veri.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, rasti i parë është në veri të Mitrovicës në afërsi të Tre Rrokaqiejve dhe tjetri në rrugën “Qeta e Minatorëve”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili thekson se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.

“Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”, u shpreh Sveçla.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

“Në kuadër të aktiviteteve operative ne bashkepunim me AKI dhe qytetarët kemi arritur t’i identifikojmë dy lokacione që ka armatim të fshehur, nga ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve, ndelidhet me personin ne kerkim, Marjan Radojeviq! ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe nderlidhet me subjektin ne kerkim Zarko Cvetkoviq.

Lokacioni 1:

•3 Arme te gjata AK-47

•4 Karikatore me 60 fishekë

•1 keher me 11 Fishek

•1 kellef revole

•1 çantë ushtarake

Lokacioni 2 :

•1 rrip brezi me 25 fishek për arme gjuetie.

•23 fishek për armë gjuetie

•Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek

•3 karikator me nga 8 fishek

•2 karikator ne fotrolle

•28 fishek per arme te gjate

•10 kreher me fishek të armës së gjatë (99 fishek)

•1 kuti me fishek 7×62

•4 pastruese te armës

•Kuti me lende te dyshimte

Lokacioni 3: •Arme e gjate me bajonete

•1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7×62 dhe 1 fotroll.

•Çantë e zeze me pajisje per pastrim te armës

•2 kutia me nga 50 fishek 7×62 •3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek

•Arme e gjate gjuetie me cante.

Lokacioni 4:

•Iriq metalik

•Jelek i brendshëm Antiplumb

•30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100

•1 Uniforme

•Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare

•Adapter per Radiolidhje

Go to TOP