Ky efekt i ri anësor mund të shfaqet muaj më vonë tek njerëzit që e kanë kaluar COVID-in

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit të cilët e kanë kaluar virusin COVID-in, mund të jenë në rrezik nga një efekt anësor i ri, i cili rrit rrezikun e zhvillimit të krizave ose epilepsisë brenda gjashtë muajve nga infektimi.

Mjekët në Oksford zbuluan se ky rrezik fillimisht ishte më i dukshëm tek fëmijët sesa tek të rriturit dhe ishte më i zakonshëm tek ata që nuk ishin shtruar në spital nga COVID-i.

Ata studiuan të dhënat shëndetësore të mbi 150 mijë njerëzve me grip dhe koronavirus, shkruan The Sun.

Pas rishikimit të të dhënave pas një periudhe gjashtëmujore, shkencëtarët zbuluan se ata që e kishin kaluar COVID-in, kishin 55 për qind më shumë gjasa të preken nga epilepsia ose kriza gjatë gjashtë muajve të ardhshëm sesa njerëzit që kishin grip.

Pavarësisht kësaj, autori i studimit Arjune Sen, nga Universiteti i Oksfordit tha se rreziku i përgjithshëm i zhvillimit të krizave ose epilepsisë ishte i ulët.

“Rritja e rrezikut të konvulsioneve dhe epilepsisë tek fëmijët na jep një arsye tjetër për t’u përpjekur të parandalojmë infeksionet me COVID-19 tek fëmijët. Njerëzit duhet t’i interpretojnë këto rezultate me kujdes pasi rreziku i përgjithshëm është i ulët”, u shpreh ai.

Go to TOP