Kushtrim Hasani largohet nga mediat kosovare, nis një kapitull të ri në Gjermani
Kushtrim Hasani, i njohur për publikun si “Show Meni i Kosovës”, sot ka ndarë një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Gazetari ka bërë të ditur se po largohet nga mediat kosovare, për të nisur një kapitull të ri në Gjermani.
Me zë që i dridhej dhe lot në sy, ai rrëfeu për rrugëtimin e tij në Kosova Info duke thënë se aty nuk ka gjetur vetëm një vend pune, por një familje të dytë. Një periudhë që, sipas tij, do ta mbajë gjithmonë në zemër.
“Po largohem me dhimbje, por edhe me shpresë”, u shpreh Hasani duke theksuar se Kosova, njerëzit dhe kolegët do t’i mungojnë pafund. Ai tha se çdo reportazh, çdo buzëqeshje dhe çdo vështirësi e kanë formuar si njeri dhe si gazetar.
Në fund, me emocione të forta, Kushtrimi falënderoi një mik të tij nga Podujeva, i cili e ka ndihmuar të sigurojë vizën e punës duke ia hapur derën për një të ardhme të re jashtë vendit.
Një lamtumirë e rëndë, por plot dinjitet, për një gazetar që gjithmonë ka sjellë energji, sinqeritet dhe pozitivitet në ekranet kosovare. /Kosova.info/
