Kushtetuesja i rrëzon disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

“Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, t’i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për dekretim sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar”.

Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar disa nene të Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ligji është dërguar për vlerësimin e kushtetutshmërisë nga deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri dhe disa deputetë të tjerë.

Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës do t’i dërgohet presidentes për dekretim sipas modaliteteve të përcaktuara në aktgjykimin e Kushtetueses.

“Njëzëri, që në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të shpallë që Ligji nr. 08/L-180 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, t’i dërgohet presidentes së Republikës së Kosovës për dekretim sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit të kontestuar”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP