Kush po e dhunon Kuvendin?

Për mijëra vite, shqiptarët e kanë njohur dhe e kanë aplikuar kuvendin dhe kuvendimin. Herë pas here, për çdo çështje, shqiptarët kanë thirrur kuvende në livadhe, në kulla e oda, në xhami e kisha.

Procedura e zgjedhjes së delegatëve të Kuvendit, ka qenë që secila krahinë, bajrak apo nahije të çojë në kuvend ata njerëz të cilët vete populli i konsideron si të përshtatshëm e të duhur për atë detyrë. Ska ndodhur ndonjëherë që dikush tjetër, tia përcaktojë e tia imponojë krahinës se cilin person duhet ta çojë në kuvend dhe cilin nuk duhet ta çojë. Po të kishte ndodhur kjo, do quhej se kuvendi nuk i përket popullit të krahinës por i përket atij që i imponon emrat pjesëmarrës. Dhe në ketë pikë kuvendi do të prishej.

Me krijimin e shtetit, kuvendi ndryshoi. U bë mbarëkombëtar, permanent dhe nisi të zgjidhet çdo katër vite. Përsëri, populli i krahinave, zgjedh se cilin person do të dërgojë si përfaqësues në kuvend.

Diplomatët e huaj në Tiranë, prej vitesh deklarojnë se deputetët duhet të zgjidhen sipas votës së popullit shqiptar. Thonë se duhet të mbahen zgjedhje të lira e populli, me zgjedhje, ta caktojë se cilët pëlqen si përfaqësues në kuvend. Sot loja paska ndryshuar. Sot nuk u dashka ta vendoska populli shqiptar se cilin pëlqen si përfaqësues në kuvend. Pse sot nuk po i njihet e drejta popullit shqiptar për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në kuvend?

Diplomatët e huaj, në çdo vend, qëndrojnë me statusin e mikut. Si miq. Vërtet sipas zakonit, shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Por kjo në kuptimin se miku pritet e sajdiset mirë. Nuk ka asnjë zakon shqiptar ku të thuhet se miku, mund t’i thotë shqiptarit dil nga shtëpia jote. A imagjinohet të të vijë miku në shtëpi dhe të të kërkojë të dalësh nga shtëpia jote? /Faktor.al/

Go to TOP