Kurti uron Von der Leyen, për formimin e Komisionit të ri të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për formimin e Komisionit të ri të BE-së.
Kurti, në një postim në platformën X, ka shkruar se mezi pret të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Urime Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, për formimin me sukses të Komisionit të ri. Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Kurti në X. /Kosov.info/
Congratulations to EU Commission President @vonderleyen on successfully forming the new Commission. We look forward to working together to advance Kosova towards joining the Union.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 27, 2024